Reth Autorit

I. Nuhi (Muharrem)Veselaj u lind nė fshatin Reēan tė Therandės (ish-Suharekės) mė 20.VIII.1933. Shkollėn fillore  (me semimaturė ) e kreu nė Suharekė (1948), Shkollėn normale (katėrvjeēare) e mbaroi nė Gjakovė, ku maturoi mė 30.VI.1952.  Provimin shtetėror profesional e dha mė 3.IX.1959 nė Prizren. Shkollėn e lartė, pėrkatėsisht Shkallėn I tė Fakultetit Filozofik tė Prishtinės - Dega e gjuhės dhe e letėrsisė shqipe e kreu mė 23.IX.1963, ndėrsa Fakultetin Filozofik tė Prishtinės - Dega gjuhė dhe letėrsi shqipe  mė 23.IX.1965. Ndoqi studimet pasuniversitare dhe mė 3.IV.1980 mori gradėn: magjistėr i shkencave filologjike, ndėrsa  tezėn e doktoratės e mbrojti mė 24.XII.1992.

Jeton nė Prishtinė. Ėshtė anėtar i Shoqatės Mbarėkombėtare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė dhe tė Rinj me qendėr nė Tiranė si dhe anėtar i Lidhjes  sė shkrimtarėve tė Kosovės.

Nuhiu qysh i ri, qė nga viti 1951 ishte i organizuar nė Lėvizjen pėr ēlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Nė vitin 1952  u burgos pėr veprimtari tė tillė, por moszbulim provash nga ai u dėnua vetėm 3 vjet. Pasi doli nga burgu, ndonėse, me vėshtirėsi, arriti tė punėsohej nė arsim qė e kishte ideal veprimėsie. Disa herė pati ndėrprerje tė dhunshme nga marrėdhėnie e punės: Mushtisht (Suharekė) 1952, Suharekė 1956, Grejēec (Suharekė)1957, Ferizaj 1962, Tankosiq (Ferizaj) 1963, Prishtinė 1972, 1973 , kur me motive politike iu ndalua puna nė arsim e organizata shoqėrore- shtetėrore. Pas njė kohe si i papunė u detyrua tė punėsohej nė ndėrmarrjen pėr ndėrtimin e rrugėve Partizanski put tė Beogradit - dega nė Prishtinė, prej nga kaloi  nė Uzinėn e amortizatorėve tė Prishtinės, si pėrkthyes. Edhe prej andej mė 1991 e larguan, andaj u detyrua me dalė nė pension tė parakohshėm.

Edhe pse, pothuajse ishte pėrherė nėn mbikėqyrje ai me punė tė palodhshme dhe me qėndrim konstruktiv e parimor, pėrkundėr pengesave e pėrndjekjeve, arriti tė korrė suksese, qoftė nė jetėn arsimore e shoqėrore- politike, qoftė nė veprimtarinė letrare e shkencore. Edhe gjatė Luftės sė fundit, ai dhe familja e tij nuk ishin pasivė, pėrkundrazi kryen punė delikate e me rrezik. Nė shtėpinė e tij nė Prishtinė, muaj tė tėrė, janė shėruar ushtarė tė plagosur tė UĒK-sė. Ėshtė e vėrtetė, se kur filluan bombardimet e NATO-s shtėpia e tij qe objekt sulmi me bombė nga paramilitarėt serbė. Disa herė i ėshtė rafaluar servisi, garazhi si dhe muret e shtėpisė. Si mbarė popullata gjatė ekzodit tė madh edhe Nuhiu u detyrua tė shpėrngulet drejt Maqedonisė, mirėpo, nė zonėn neutrale nė Glloboēicė (nė vend qė tė shfrytėzonte rastin pėr tė vizituar vajzėn nė SHBA si dhe djalė e vajzė nė Zvicėr me familjet e tyre qė si kishte parė me dhjeta vite, pasi, pėrkundėr tentimeve, atij i qe ndaluar dalja jashtė Jugosllavisė), ky pasi e bekon djalin, me tė cilin ishin bashkė, qė ti bashkohet UĒK-sė, duke i hyrė rrezikut kthehet nė Prishtinė, ku ka dhėnė ndhmesėn e vet nė mėnyrė tė ndryshme deri nė ēastin kur ēlirimtarėt i priti dhe pėrshėndeti me ndonjė libėr tė tij, por edhe me njė materiali modest byroteknik. Ndėrkohė kreu me nder ēdo angazhim qė iu besua, por nuk u ekspozua nė parti politike, mė tepėr u pėrqendrua nė veprimtarinė krijuese.

 

 

II. Nuhiu ėshtė marrė me shkrime qė nė bankat e shkollės sė mesme, po pėr arsye, qė tashmė dihen, edhe pėr shkak tė pėrmbajtjes, ska mundur tė botojė tė gjitha dorėshkrimet. Pėrveē prozė e poezi nė revista e gazeta tė ndryshme publikoi edhe punime shkencore nga fusha e gjuhėsisė. Deri tashti botoi kėto vepra:

 

             1. Nga fusha e letėrsisė:

 

1. Miklime (vjersha pėr fėmijė), Rilindja, Prishtinė  1967),  (ribotim) 1997;

2. Rrezet e ylberta (vjersha pėr fėmijė), Rilindja, Prishtinė, 1971), (ribotim) 1997;

3. Me buzėt nė gaz (vjersha pėr fėmijė), Iliriku, Prishtinė 1997;

4. Fletė ditari rreth njė motmotari  (vjersha), Iliriku, Prishtinė) 1997;

5. Trimoshi (tregime pėr fėmijė dhe tė rinj), Iliriku, Prishtinė 1997;

6. Cace e hope djaloshare (poezi), Iliriku, Prishtinė 1997;

7. Shfrime nėpėr mjegullnajė (reflekse poetike e mendimore), Iliriku, Prishtinė 1997;

8. Mėsime nėpėr pėsime (shfaqje teatrore), Iliriku, Prishtinė 1998

9. Gėrricje nė damarėt e djalėrisė (tregime), Rozafa, Prishtinė 1998;

10. Bulėza tė pėrshenjura, (vjersha kushtuar stinės rinore), Rilindja, Prishtinė 2000;

11. Ther me pupėl (vjersha humoristike), Rilindja, Prishtinė 2000.

                                               

2. Nga fusha e gjuhėsisė:

 

1. Ēėshtje tė shqipes standarde nė fushė tė leksikut dhe tė fjalėformimit I, Rilindja 1997;

2. Paskajorja, ēėshtje e shqipes standarde, Dardania sacra, Prishtinė 2000;

3. Foljet mė -O - nė gjuhėn shqipe, Dardania sacra, Prishtinė 2002;

4. Paskajorja dhe standardizimi i gjuhės shqipe, Prishtinė, 2006.

 

Pritet qė nga penda e kėtij autori mjaft tė frytshėm tė shohin dritėn e shtypit edhe vepra tė tjera nė dorėshkrim, qoftė nga fusha letrare-artistike, qoftė, sidomos, nga ajo shkencore-gjuhėsore, ngase (pėrveē mbi 100 artikujve, trajtesave e vėshtrimeve tė botuara) ka tė pėrgatitura pėr shtyp disa vėllime, ndėr tė cilat edhe disertacionin e magjistraturės si dhe atė tė doktoratės. Gjithnjė qėndron nė pritje tė sponzorizuesve eventualė vullnetmirė.

 

 

Prishtinė, mars 2006